Familja e Haki Imerit ka reaguar ashpër pasi Sami Lushtaku ka thënë për Kurtin se” Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e shokë – nuk ka interes për këtë vend”.
Përmes një shkrimi në Facebook, familja Imeri thonë se kjo nuk qëndron dhe se ai po e zbulon veten më shumë sesa për të tjerët.
Tutje, meqë po ia përmend varret Kurtit, familja Imeri, ka shfrytëzuar ta pyes Lushtakun se sa vrasje ka organizuar, sa prej tyre janë realizuar dhe sa varre ka në këtë tokë ku ai ka gisht.
Ata shtojnë se si Kurti nuk ka lindur nëna më shqiptar më njerëzor dhe më atdhetar.
Shkrimi i plotë:
Sami Lushtaku,
ajo që thua për Albin Kurtin jo vetëm që nuk qëndron..
Ti, pa e kuptuar, po zbulon më shumë për veten sesa për të tjerët.
-Nuk mund të mbetesh i fshehur gjithë jetën.
-Nga të ligat që u ke bërë atyre që menduan ndryshe nga ti.
-Në këtë aspekt, nuk je i harruar.
-Meqe po i permend varret Albin Kurtit;
-Do të ishte mirë t’u tregosh shqiptarëve:
-Sa vrasje ke organizuar?
-Sa prej tyre janë realizuar?
-Dhe sa varre ka në këtë tokë ku ti ke gisht?
-Keto pyetje kërkojne përgjigje.
-E verteta e ka çjerre masken tende ..
-Ashtu do të të njohë edhe historia.
-Sa i përket Albin Kurtit,
nuk ka lindur Nena me shqiptar më njerëzor dhe më atdhetar.
Burimi: botasot.info


