rutte zotohet te vazhdoje te mbeshtese ukrainen 69288dd8250d4

Rutte zotohet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën

November 27, 2025
min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të enjten kontributin në rritje të Islandës në aleancë gjatë një vizite pune në kryeqytetin e vendit, Reykjavik, duke riafirmuar se mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën mbetet përparësia kryesore e bllokut.

Rutte, në vizitën e tij të parë zyrtare në Islandë që nga marrja e detyrës në vitin 2024, u takua me Kryeministrin Kristrun Frostadottir dhe Ministrin e Jashtëm Thorgerdur Katrin Gunnarsdottir përpara se të inspektonte operacionet e sigurisë së NATO-s në Aeroportin e Keflavikut, një nga objektet kryesore të aleancës në Atlantikun e Veriut.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp, Rutte tha se NATO do të vazhdojë t’i japë përparësi ndihmës ushtarake dhe financiare për Kievin, raportoi agjencia islandeze e lajmeve RUV.

Ai vuri në dukje se “bisedimet e paqes po përparojnë mirë”, duke shtuar se mirëpriti përfshirjen e fundit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në proces, shkruan Anadoly Agency, transmeton KosovaPress.

Ai gjithashtu falënderoi Islandën për kontributet e saj, duke përfshirë financimin për blerjen e armëve për Ukrainën, gjymtyrët artificiale për ushtarët e plagosur dhe pjesëmarrjen në përpjekjet e pastrimit të minave së bashku me Lituaninë.

“Islanda ka dërguar një mesazh të qartë se aleatët qëndrojnë me Ukrainën”, tha ai.

Rutte gjithashtu përgëzoi qeverinë islandeze për angazhimin e saj për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

Edhe pse Islanda nuk ka ushtri të përhershme, ajo është zotuar të rrisë investimet në mbrojtje në 1.5% të PBB-së në përputhje me objektivat e NATO-s.

Ai e përshkroi vendimin si “të vështirë, por të nevojshëm” dhe tha se kjo tregonte mbështetjen e qartë të Reykjavikut për aleancën.

Frostadottir tha se vendndodhja gjeografike e Islandës ka qenë prej kohësh strategjikisht e rëndësishme, veçanërisht mes tensioneve në rritje dhe aktivitetit ushtarak në Arktik. Ajo theksoi se vendi ka rritur mbështetjen e vendit pritës dhe po thellon bashkëpunimin me NATO-n.

Më herët gjatë ditës, Islanda nënshkroi një letër qëllimi për një projekt zhvillimi të financuar nga NATO në Helguvik, që përfshin zgjerimin e objektit të magazinimit të naftës të aleancës dhe ndërtimin e një port 390 metrash. Investimi, me vlerë rreth 10 miliardë krona islandeze, pritet të forcojë si infrastrukturën e NATO-s ashtu edhe ekonominë lokale.

Rutte u takua gjithashtu me anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Islandez dhe Seksionin Islandez të Asamblesë së NATO-s para se të përfundonte vizitën e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmimi i dogecoin stabilizohet ndersa zhvillohet struktura optimiste me tri drejtime 69288d8e4649a
Lajmi i mëparshëm

Çmimi i Dogecoin stabilizohet ndërsa zhvillohet struktura optimiste me tri drejtime

gripi i shpendeve ekspertet e shendetit te shqetesuar mund te sjelle nje pandemi me te keqe se koronavirusi 69288f856cfd4
Lajmi i radhës

Gripi i shpendëve, ekspertët e shëndetit të shqetësuar: Mund të sjellë një pandemi më të keqe se koronavirusi

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë