rutte mbledh shefat e inteligjences se nato s ne bruksel pjese edhe drejtoresha e shish vlora hyseni fokus te kercenimet globale dhe mbeshtetja per ukrainen 6920500cc8bc6

Rutte mbledh shefat e inteligjencës së NATO-s në Bruksel, pjesë edhe drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni/ Fokus te kërcënimet globale dhe mbështetja për Ukrainën

November 21, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u takua të mërkurën në Bruksel me drejtuesit e shërbimeve civile dhe ushtarake të inteligjencës nga të 32 aleatët, ku mori pjesë edhe drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.

Takimet e Komitetit të Inteligjencës Civile të NATO-s (CIC), Komitetit të Inteligjencës Ushtarake (MIC) dhe sesioni i përbashkët CIC-MIC u mbajtën këtë javë në selinë e Aleancës.

“Pa kontributin e shërbimeve aleate të inteligjencës nuk do të ishim në gjendje të përballonim kërcënimet gjithnjë e më të sofistikuara,” tha Rutte, duke theksuar se inteligjenca është thelbësore për planet e mbrojtjes, vlerësimin e kapaciteteve të kundërshtarëve dhe vijimin e ndihmës për Ukrainën.

Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime strategjike mbi çështje kyçe të sigurisë, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, marrëdhëniet e Moskës me Kinën, Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Iranin, si dhe të ardhmen e inteligjencës së NATO-s, me fokus tek teknologjitë e reja dhe ato disruptive.

Rutte nënvizoi se lufta në Ukrainë tregon se “siguria nuk është rajonale, por globale”, duke theksuar se aleatët po shkëmbejnë inteligjencë më shpejt dhe më gjerësisht se kurrë më parë.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, tha se aleatët përballen çdo ditë me kërcënime shumëdimensionale dhe vlerësoi “thellësinë dhe cilësinë” e inteligjencës së Aleancës, e cila ndihmon vendimmarrjen dhe operacionet.

Takimet vjetore shërbejnë për harmonizimin e politikave dhe strategjive të inteligjencës, duke forcuar mbështetjen për planet dhe operacionet e NATO-s. Përveç seancave vjetore në Bruksel, komitetet mblidhen rregullisht përgjatë vitit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komisionarja kos u kerkon vendeve te ballkanit te punojne me shume ne sigurimin e fondeve nga plani i rritjes 69204f635187d
Lajmi i mëparshëm

Komisionarja Kos u kërkon vendeve të Ballkanit të punojnë më shumë në sigurimin e fondeve nga Plani i Rritjes

pse nuk eshte mire te lahet vetura ne temperatura ekstremisht te uleta 692050330315b
Lajmi i radhës

Pse nuk është mirë të lahet vetura në temperatura ekstremisht të ulëta?

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë