Nuk e di ju, po unë s’e kam as nervin, as luksin për rutinat “perfekte” të mbrëmjes që sheh nëpër rrjete.
Këtu poshtë është ajo që ndodh realisht, pa aromë livandoje, pa joga, pa filozofi. Vetëm… jeta.
Rutina realiste e mbrëmjes, jo ajo perfekte që s’bëjmë kurrë:
•Hiq rrobat si me inat dhe “hidhu” në pizhame që s’përputhen.
•Darka? Ç’të ketë: buka me djathë, ndonjë mbetje nga dje, ose fare asgjë.
•Instagram, TikTok, pak thashetheme, ndonjë seen që “duhej”.
•Dush i shpejtë (ose jo, varet nga niveli i lodhjes).
•Një serial që e ke parë 100 herë dhe s’lodh trurin.
•Shtrihesh si copë dru dhe thuaj: “Mbaroi edhe kjo ditë”.
Burimi: botasot.info