rusia vijon te bombardoje ukrainen nje i vdekur dhe dhjete te plagosur ne kiev 68fc9d861e4a6

Rusia vijon të bombardojë Ukrainën, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur në Kiev

October 25, 2025
1 minut lexim

Të paktën një person u vra dhe dhjetë të tjerë u plagosën në Kiev gjatë natës, pasi një valë raketash balistike, të hedhura nga Rusia, shkaktoi shpërthime të fuqishme dhe zjarre në mbarë kryeqytetin ukrainas, thanë autoritetet ushtarake të qytetit më 25 tetor.

Një kopsht fëmijësh në distriktin Dniprovskiy u dëmtua dhe shpërthyen zjarre të mëdha në zona jorezidenciale të distrikteve Desnianskiy dhe Darnytskiy.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kreu një sulm të madh të përzier gjatë natës në të gjithë vendin, duke lëshuar nëntë raketa balistike Iskander-M nga rajonet Rostov dhe Kursk dhe 62 dronë sulmues nga disa drejtime, përfshirë Kursk dhe Oryol në Rusi dhe Hvardiiske në Krimenë e pushtuar.

Ushtria tha se mbrojtja ajrore rrëzoi katër raketa dhe 50 dronë, ndërsa konfirmoi goditje në 11 lokacione, teksa vlerësimet e mëngjesit ende ishin në zhvillim e sipër.

Përshkallëzimi gjatë natës gjithashtu përkoi me një sinjal të ri diplomatik nga Moska.

Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i presidentit rus, Vladimir Putin, për investime dhe bashkëpunim ekonomik, tha se beson që Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia janë “mjaft afër” një zgjidhjeje diplomatike.

Dmitriev ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe raportet e mediave amerikane sugjerojnë se ai do të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, në Miami më 25 tetor. /rel


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje i vrare dhe dhjete te plagosur ne kiev pas sulmeve ajrore ruse 68fc9bd484cf4
Lajmi i mëparshëm

Një i vrarë dhe dhjetë të plagosur në Kiev pas sulmeve ajrore ruse

kontroll i befasishem ne burgun e durresit gjenden 5 celulare iphone 68fca093637d5
Lajmi i radhës

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Të fundit nga

ShkoLartë