rusia teston raketen nendetese berthamore kercenon putin poseidon ishte nje sukses asgje te ngjashme me te 6902540618d47

Rusia teston raketën nëndetëse bërthamore, kërcënon Putin: ‘Poseidon’ ishte një sukses, asgjë të ngjashme me të

October 29, 2025
1 minut lexim

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 1,344-të, ndërsa Moska ka bërë një tjetër demonstrim të fuqisë së saj ushtarake.

Presidenti Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka testuar me sukses raketën nëndetëse me energji bërthamore “Poseidon”, të cilën e cilësoi si “armën më të fuqishme në nivel global”.

Sipas kanalit zyrtar në Telegram të Kremlinit, Putin theksoi se fuqia e këtij sistemi tejkalon ndjeshëm raketën më të avancuar ndërkontinentale ruse, Sarmat, duke e përshkruar testin si një “hap të rëndësishëm në forcimin e aftësive strategjike të Federatës Ruse”.

“Nuk ka asgjë të krahasueshme në botë, as për nga shpejtësia, as për nga thellësia e veprimit. Nuk ekziston asnjë mënyrë për ta kapur atë,” deklaroi presidenti rus, duke shtuar se programi i modernizimit ushtarak të Rusisë po vijon sipas planit.

“Poseidon”, i projektuar për t’u lëshuar nga nëndetëset bërthamore dhe i pajisur me një kokë bërthamore me fuqi të madhe shkatërruese, konsiderohet një nga armët më të sofistikuara të arsenalit rus.

Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të rritura ndërkombëtare, teksa Moska thekson se po avancon me armët e gjeneratës së ardhshme, përfshirë raketën tjetër bërthamore “Burevestnik”, e cila sipas autoriteteve ruse ka arritur të përshkojë 14,000 kilometra.

Ndërkohë, në frontin e luftës, forcat e armatosura të Ukrainës kanë mohuar deklaratat e Putinit se Kupyansk është i rrethuar, duke i cilësuar ato si “trillime dhe fantazi”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllja e qeverise amerikane do ti kushtoje ekonomise deri ne 14 miliarde dollare 6902525d0af7d
Lajmi i mëparshëm

​Mbyllja e Qeverisë amerikane do t’i kushtojë ekonomisë deri në 14 miliardë dollarë

izraeli kryen sulm te ri ne gaza 69025842ea329
Lajmi i radhës

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

Të fundit nga

ShkoLartë