rusia sulmon ukrainen ndersa vazhdojne bisedimet me shba per paqe 69749a4d03b9b

Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe

January 24, 2026
1 minut lexim

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke vrarë një person dhe duke plagosur 23 të tjerë, pavarësisht pjesëmarrjes në bisedimet me SHBA-në që synojnë t’i japin fund luftës.



Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Kiev, Vitaly Klischo, tha se një person kishte vdekur dhe katër ishin plagosur pas një sulmi masiv. Ai shtoi se infrastruktura kritike e kryeqytetit ishte dëmtuar, gjë që kishte lënë 6,000 ndërtesa pa ngrohje.

Sulme pati edhe në Kharkiv. Kryebashkiaku I këtij qyteti, Ihor Terekhov tha se 19 persona ishin plagosur gjatë sulmeve në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Në një deklaratë pas sulmeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se objektivi kryesor i rusëve ishte infrastruktura energjetike.

Sulmet u kryen në kohën kur delegacionet nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja u takuan në Abu Dhabi në bisedimet e para trepalëshe që kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj në vitin 2022.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kontrolli qe perfundoi ne menyre dramatike shoferi sulmon policin mpb me detaje 697499e2abbcb
Lajmi i mëparshëm

Kontrolli që përfundoi në mënyrë dramatike: Shoferi sulmon policin, MPB me detaje!

safe city sa larg e kapin kamerat dhe si funksionon kontrolli i shpejtesise ne trafikun rrugor 69749a8cbb4a3
Lajmi i radhës

“Safe City”: Sa larg e kapin kamerat dhe si funksionon kontrolli i shpejtësisë në trafikun rrugor

Të fundit nga

ShkoLartë