rusia sulmon infrastrukturen kritike te ukraines 68d8063aef0ff

Rusia sulmon infrastrukturën kritike të Ukrainës

September 27, 2025
1 minut lexim

Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore duke shënjestruar disa rajone në mbarë Ukrainën, teksa Moska po tenton që të bëjë përparim në front, thanë zyrtarët ukrainas.

Ndërkaq, një guvernator rus fajësoi Ukrainën për një sulm me dronë që shkaktuan ndërprerje të operacioneve në një stacion pompimi të një naftësjellësi të madh më 27 shtator.

Sulmet vijnë në kohën kur mundësitë për paqe duken të pakta dhe shumë presin që pushtimi rus i Ukrainës të vazhdojë edhe në për vitin e pestë këtë dimër.

Sulmet ruse goditën infrastrukturë kritike dhe një ndërtesë banimi në një “sulm masiv” në rajonin Vinitsia të Ukrainës, tha zyrtarja rajonale Natalia Zabolotna në Telegram. Shërbimi hekurudhor u ndërpre, por nuk u raportua për viktima.

Sulmet me dronë dëmtuan dy ndërtesa të larta banimi dhe ndërtesa të tjera në Zaporizhja, që gjendet afër frontit, tha shefi i administratës rajonale ushtarake, Ivan Fedorov. Qyteti dhe rajoni përreth kanë qenë cak i sulmeve të vazhdueshme.

Dy persona janë plagosur pas sulme me raketa në rajonin Sumi, që gjendet në kufi me Rusinë, si dhe një shtëpi e një kompani janë dëmtuar nga granatimet në qytetin jugor të Hersonit, thanë zyrtarët.

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi ose neutralizoi 97 nga 115 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës, thanë Forcat Ajrore ukrainase. Ushtria raportoi për luftime të ashpra në disa pjesë të frontit gjatë 24 orëve të fundit, veçmas përreth qytetit të Pokrovskut.

Guvernatori i rajonit Çuvashia në Rusi, Oleg Nikolayev, tha se dronë ukrainas goditën një stacion pompimi të naftës pranë fshatit Konar, që është rreth 1.200 kilometra larg Ukrainës. Sipas tij, ky sulm shkaktoi dëme të vogla.

Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj rafinerive të naftës së Rusisë, terminaleve të transportit dhe infrastrukturës tjetër, duke synuar që të minojë aftësinë e Moskës për luftë dhe për të goditur të ardhurat nga eksporti i energjisë. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avokatet kritika per kodin penal drejtuesja e avokateve penaliste eshte represiv dhe i pakuptueshem 68d805c2e3ab3
Lajmi i mëparshëm

Avokatët, kritika për kodin penal/ Drejtuesja e avokatëve penalistë: Është represiv dhe i pakuptueshëm

rishfaqen dronet e dyshimte ne danimarke mbyllet serish hapesira ajrore 68d807fb31600
Lajmi i radhës

Rishfaqen dronët e dyshimtë në Danimarkë, mbyllet sërish hapësira ajrore

Të fundit nga

ShkoLartë