rusia sulmoi nje fabrike amerikane ne ukraine reagon trump 68a9a97565ac5

Rusia sulmoi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump

August 23, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur pakënaqësinë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin lidhur me një sulm rus ndaj një fabrike amerikane në Ukrainë.

Në një deklaratë për mediat, lideri amerikan konfirmoi se ka biseduar me Putinin për këtë çështje.

“I thashë atij që nuk jam i kënaqur me këtë”, u shpreh 79-vjeçari, pa dhënë më shumë detaje rreth përmbajtjes së bisedës apo ndonjë reagim të mundshëm nga pala ruse.

Gjithashtu, Trump u shpreh se Vladimir Putin mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Futbollit të vitit 2026, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Sipas tij, kjo do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen.

Deklaratat vijnë në një kohë të tensionuar ndërkombëtare, me konfliktin në Ukrainë që mbetet në qendër të vëmendjes globale. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pjese e nje grupi kriminal kapet ne lac 40 vjecari me kater identitete kerkohet nga spanja per kultivim droge 68a9a904e6db0
Lajmi i mëparshëm

Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete, kërkohet nga Spanja për kultivim droge

biberona per te rritur trendi i fundit qe ka pushtuar kinen psikologet dhe dentistet ngrene alarmin 68a9ab339932f
Lajmi i radhës

Biberona për të rritur? Trendi i fundit që ka “pushtuar” Kinën, psikologët dhe dentistët ngrenë alarmin

Të fundit nga

ShkoLartë