rusia shpall reporteret pa kufij organizate te padeshirueshme 689e264bb0ee9

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

August 14, 2025
1 minut lexim

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi në këtë shtet.



Sipas një ligji kundërthënës të miratuar më 2015, por që rrallë ishte përdorur para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 2022, Rusia mund të ndalojë organizatat e huaja që i konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare.

Stafi i këtyre organizatave që shpallen “të padëshirueshme” rrezikojnë ndjekjen penale.

Kremlini ka intensifikuar shtypjen e mediave të pavarura, fushatë që zgjat që një dekadë, pas dërgimit të trupave në Ukrainë në vitin 2022, duke miratuar ligje censurimi që ndalojnë kritikat ndaj ushtrisë.

Reporterët pa Kufij, me seli në Francë, denoncon vazhdimisht sulmet ndaj lirisë së shprehjes dhe ndihmon gazetarët e përndjekur.

Vetëm muajin e kaluar, një gjykatë ruse dënoi një gazetare dhe ish-vullnetare të liderit të ndjerë opozitar Alesei Navalny – organizatat e të cilit janë shpallur “ekstremiste” në Rusi – me 12 vjet burgim.

Reporterët pa Kufij e përshkruan burgosjen e saj si një “simbol të shtypjes së zërave të pavarur nga Kremlini” dhe bëri thirrje për lirimin e saj, siç kërkon për të gjithë gazetarët e arrestuar në Rusi.

Lista e entiteteve “të padëshirueshme” që ka Ministria ruse e Drejtësisë deri më tani përfshin rreth 250 organizata, duke përfshirë Radion Evropa e Lirë, Amnesty International, Greenpeace dhe Universitetin Jale./rel

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maliq vrasja e 14 vjecarit nga bashkemoshatari i tij shoqerohen disa te mitur 689e251f7df13
Lajmi i mëparshëm

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

qeveria vendosi masen shporta shkollore pajisjet shkollore deri me 15 shtator do te shiten per 15 per qind me lire 689e26c29161c
Lajmi i radhës

Qeveria vendosi masën “Shporta shkollore”, pajisjet shkollore deri më 15 shtator do të shiten për 15 për qind më lirë

Të fundit nga

ShkoLartë