rusia provokon serish nato n avione luftarake mbi estoni reagon von der leyen do te pergjigjemi 68cd9808f23a7

Rusia provokon sërish NATO-n/ Avionë luftarakë mbi Estoni, reagon Von Der Leyen: Do të përgjigjemi

September 19, 2025
1 minut lexim

Aeroplanët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë. Sipas njoftimit, tre avionë MiG-31 të Rusisë “hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje dhe kanë qëndruar aty për gjithsej 12 minuta” të premten mbi Gjirin e Finlandës.

Ministria e Jashtme konfirmoi se ka thirrur të ngarkuarin me punë të ambasadës ruse për t’i dorëzuar një notë proteste.

Ushtria ruse ende nuk ka dhënë një koment publik mbi ngjarjen, ndërsa në një deklaratë, ministri i Jashtëm i Estonisë, Markus Tsaka, tha se “Testimi gjithnjë e më i shpeshtë i kufijve nga Rusia dhe rritja e agresivitetit të saj duhet të përballen me një rritje të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik”.

Sipas tij, gjatë vitit 2025 Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë gjithsej katër herë.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe Bashkimi Europian. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, duke thënë se “Evropa qëndron në solidaritet me Estoninë përballë shkeljes së fundit të hapësirës sonë ajrore nga Rusia. Ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi”, shkroi ajo në platformën “X”.

Pak ditë më parë Rusia shkeli me dronë territorin polak dhe atë rumun, duke marrë për herë të parë përgjigje të armatosur nga NATO.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkelja e hapesires ajrore te estonise kallas provokim i rrezikshem putin po na ve ne prove 68cd9655e7c1c
Lajmi i mëparshëm

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë/ Kallas: Provokim i rrezikshëm, Putin po na vë në provë

be do te rrise sigurine e hebrenjve ne evrope 68cd9c4281f0d
Lajmi i radhës

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

Të fundit nga

ShkoLartë