rusia kercenon be ne kerkon 230 miliarde dollare demshperblim nga euroclear per asetet e ngrira 694012468e868

Rusia kërcënon BE-në, kërkon 230 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Euroclear për asetet e ngrira

December 15, 2025
min lexim

Tensionet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian janë përshkallëzuar, pasi Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po kërkon 230 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Euroclear, depozita qendrore e letrave me vlerë me seli në Bruksel, ku mbahen shumica e aseteve të ngrira ruse.

Sipas mediave shtetërore ruse, padia e ngritur javën e kaluar kërkon rreth 18 trilionë rubla dhe vjen në një moment kyç, teksa liderët e BE-së pritet të vendosin këtë javë nëse do të përdorin rreth 210 miliardë euro asete të ngrira ruse për t’i dhënë Ukrainës një kredi, me qëllim financimin e mbrojtjes dhe mbajtjen në këmbë të ekonomisë së saj.

Nga kjo shumë, rreth 185 miliardë euro ndodhen në Euroclear. Zyrtarët evropianë argumentojnë se plani është ligjërisht i qëndrueshëm, pasi Rusia mbetet formalisht pronare e aseteve, të cilat u ngrinë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Moska, nga ana tjetër, e cilëson këtë veprim si “vjedhje” dhe ka paralajmëruar se do të sekuestrojë pasuritë e investitorëve privatë evropianë në Rusi. Kreu i fondit sovran rus të pasurisë, Kirill Dmitriev, ka deklaruar se Rusia “do të fitojë në gjykatë” dhe se BE-ja, euroja dhe Euroclear “do të vuajnë pasojat”, duke shtuar se asetet do të merren mbrapsht.

Dmitriev e ka cilësuar gjithashtu planin si një sulm ndaj të drejtave të pronës dhe sistemit financiar ndërkombëtar, në një përpjekje të dukshme për të krijuar përçarje mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Euroclear ka refuzuar të komentojë, ndërsa më herët ka pranuar se përballet me mbi 100 padi në gjykatat ruse. Analistët paralajmërojnë se Rusia mund të përpiqet të zbatojë vendimet e gjykatave të saj në vende mike si Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe apo Kazakistani.

Ndërkohë, BE-ja po shqyrton masa mbrojtëse për të penguar veprimet ligjore ruse dhe për të mbrojtur shtetet anëtare nga çdo shpronësim i paligjshëm. Sipas skemës në diskutim, BE-ja do t’i ofronte Ukrainës një kredi fillestare prej 90 miliardë eurosh, të garantuar nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse, ndërsa pretendimi i Moskës mbi fondet do të mbetej formalmente i paprekur.

Kaja Kallas, e ka cilësuar këtë si “opsionin më të besueshëm”, duke theksuar se financimi nuk do të vijë nga paratë e taksapaguesve evropianë dhe se dërgon një mesazh të qartë: dëmet e shkaktuara nga lufta duhet të paguhen.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

babe e bir te dyshuar per sulmin ne plazhin bondi 694010c410d1f
Lajmi i mëparshëm

​Babë e bir të dyshuar për sulmin në plazhin Bondi

policia rajonale e ferizajt gjate javes ka shqiptuar 1 447 gjoba ne trafik 6940176f96178
Lajmi i radhës

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës ka shqiptuar 1.447 gjoba në trafik

Të fundit nga

Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!

Pamje nga spitali, ku po trajtohet burri që me guxim të jashtëzakonshëm arriti të çarmatosë një nga personat e armatosur gjatë sulmit, Ahmed al Ahmed, tashmë janë publikuar. Chris Minns, kryeministër Neë
ShkoLartë