rusia godet ukrainen te pakten 25 te vrare trump konfirmon afatin per bisedime 6889b11636e18

Rusia godet Ukrainën, të paktën 25 të vrarë – Trump konfirmon afatin për bisedime

July 30, 2025
1 minut lexim

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në Ukrainë si pasojë e sulmeve ajrore ruse gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, sipas autoriteteve lokale.

Mes objektivave të goditur ishin një burg dhe një spital, me viktima të shumta në disa rajone të vendit.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në institucionin penal të Bilenke-s, në rajonin jugor të Zaporizhzhia-s, ku u vranë 16 të burgosur dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë, raporton BBC.

Në një tjetër sulm në Kharkiv, në verilindje të vendit, pesë persona u vranë teksa prisnin ndihma humanitare.

Po ashtu, tre persona u vranë në rajonin qendror të Dnipropetrovsk, përfshirë një grua shtatzënë, ndërsa u raportua edhe një viktimë tjetër në zonën përreth.

Në një deklaratë të bërë të martën, presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi një afat deri më 8 gusht për Rusinë që të arrijë një marrëveshje për armëpushim, përndryshe do të përballet me sanksione të ashpra, përfshirë tarifa të reja tregtare dhe izolim të mëtejshëm diplomatik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

australi youtube mes rrjeteve sociale te ndaluara per femijet nen 16 vjec 6889b01654d77
Lajmi i mëparshëm

Australi: YouTube mes rrjeteve sociale të ndaluara për fëmijët nën 16 vjeç

keshilli ekonomiko social duhet te mnbaje seance pritet te bisedoje per inflacionin dhe rritjen e pagave 6889c25cb6f42
Lajmi i radhës

Këshilli ekonomiko-social duhet të mnbajë seancë, pritet të bisedojë për inflacionin dhe rritjen e pagave

Të fundit nga

ShkoLartë