rusia godet kievin vriten femije delegacioni i be se ne shenjester reagime te ashpra ne europe 68b0b3266da9a

Rusia godet Kievin, vriten fëmijë! Delegacioni i BE-së në shënjestër, reagime të ashpra në Europë

August 28, 2025
min lexim

Një nga sulmet më të rënda ruse në Kiev që nga korriku ka tronditur Europën, duke shkaktuar 21 viktima, mes tyre katër fëmijë, dhe dëmtuar rëndë selinë e Delegacionit të Bashkimit Europian në kryeqytetin ukrainas.

Zyrtarët ukrainas konfirmojnë se një ndërtesë pesëkatëshe banimi u shemb nga një raketë, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë, ndërsa pjesë e objektivit të sulmit ishin edhe ndërtesat ku ndodhen Delegacioni i BE-së dhe Këshilli Britanik.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cilësoi sulmin si “një kujtesë e errët se Rusia nuk ndalet përpara asgjëje për të terrorizuar Ukrainën”. Ajo konfirmoi se dy raketa goditën vetëm 50 metra larg misionit diplomatik të BE-së në Kiev.

“Rusia zgjodhi raketat në vend të tryezës së bisedimeve”, deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke bërë thirrje për sanksione të reja e më të ashpra ndaj Moskës.

Nga bombardimet, humbën jetën edhe fëmijë të moshave 2, 14 dhe 17 vjeç, ndërsa qindra banesa mbetën pa energji për shkak të një vale tjetër sulmesh me dron ndaj infrastrukturës energjetike.

Zemërimi diplomatik u përhap shpejt në gjithë Europën. Kryeministri britanik Keir Starmer akuzoi Vladimir Putinin për “sabotonim të shpresave për paqe”, ndërsa shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e quajti sulmin një akt të qëllimshëm për të përqeshur përpjekjet diplomatike.

Kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi se goditja ndaj zyrës së BE-së tregon fytyrën e vërtetë të Rusisë dhe përshkallëzimin e rrezikshëm të agresionit. Si përgjigje, BE dhe Britania kanë thirrur ambasadorët rusë për të dhënë llogari.

Ndërkohë, Ursula von der Leyen njoftoi se BE po përgatit paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe se do të vizitojë 7 shtete kufitare me Rusinë dhe aleaten e saj, Bjellorusinë, për të forcuar bashkëpunimin dhe sigurinë.

Në sfondin e kësaj krize të re, përpjekjet amerikane për një zgjidhje diplomatike duken gjithnjë e më të brishta. Një samit i planifikuar mes Zelenskyt dhe Putinit, nën ndërmjetësimin e ish-presidentit Trump, ka ngecur. Sidoqoftë, bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës pritet të vijojnë në New York këtë të premte.

Europa duket më e vendosur se kurrë: “Asnjë mision diplomatik nuk duhet të jetë shënjestër”, deklaroi një zëdhënëse e BE-së. Ndërsa Ukraina dhe aleatët e saj po përgatitin garanci të reja sigurie për të parandaluar sulme të tjera të ardhshme.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezohet aeroplani f 16 i forcave ajrore polake pamjet dramatike publikohen ne rrjetet sociale 68b0b17550759
Lajmi i mëparshëm

Rrëzohet aeroplani F-16 i forcave ajrore polake – pamjet dramatike publikohen në rrjetet sociale

Lajmi i radhës

Uran Ismaili: Prishtinën duhet me dashtë, por edhe me punu për të

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë