rusia frenon negociatat ministri i jashtem lavrov kerkon te perfshihet edhe kina zhgenjehet trump 68a6272a2992e

Rusia frenon negociatat! Ministri i jashtëm Lavrov kërkon të përfshihet edhe Kina, zhgënjehet Trump

August 20, 2025
1 minut lexim

Moska ka frenuar negociatat për paqe. Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia duhet të jetë pjesë e çdo bisedimi ndërkombëtar për garancitë e sigurisë së Ukrainës, duke e quajtur përjashtimin e Kremlinit “rrugë pa krye”.

Lavrov theksoi gjatë vizitës në Jordani se përpjekjet evropiane janë një “përshkallëzim agresiv” dhe një “përpjekje e ngathët për të bindur Trumpin”.

Ai kërkoi gjithashtu që të përfshihet edhe Kina si aleate e Rusisë dhe të jetë një nga garantuesit e sigurisë, duke ringjallur një propozim të vitit 2022.

Deklaratat vijnë pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë se ka nisur përgatitjet për një takim mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy. Presidenti Donald Trump tha se ishte i gatshëm të lejonte një takim fillestar mes tyre pa praninë e tij, por mbetet i gatshëm të ndërhyjë “nëse është e nevojshme”.
Moska ka reaguar me kujdes ndaj kësaj ideje. Lavrov paralajmëroi se një takim i tillë kërkon “kujdes maksimal”

Ndërkohë, disa vende si Vatikani, Zvicra dhe Hungaria janë përmendur si të gatshme për të pritur një takim të mundshëm, por situata e orëve të fundit nuk duket optimiste.

Një dron rus shpërtheu të mërkurën në territorin e Polonisë, ndërsa reagoi menjëherë ministri i jashtëm, Radoslav Sikorski, duke e cilësuar provokimin e radhës nga Moska.

Po ashtu, orët e fundit mediat raportojnë se zbatimi i “Nenit 5” të NATO-s po artikulohet gjithnjë e më shumë nga liderët europianë në lidhje me Ukrainën, e cila në fakt nuk është midis 32 vendeve të aleancës.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shefat e nato s zhvillojne bisede te hapur rreth garancive te sigurise per ukrainen 68a62575d5884
Lajmi i mëparshëm

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

kasami takon kreret e bashkesive lokale te tetoves 68a628996eb83
Lajmi i radhës

Kasami takon krerët e bashkësive lokale të Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë