rusia do te zgjeroje perdorimin e rezervisteve aktive ne ukraine 68ef50b5d12d1

Rusia do të zgjerojë përdorimin e rezervistëve aktivë në Ukrainë

October 15, 2025
min lexim

Rusia do të mund të dislokojë anëtarët e rezervës aktive për të luftuar në Ukrainë në bazë të ndryshimeve të reja ligjore që janë mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes.

Amendamentet e propozuara vijnë në kohën kur Rusia po vazhdon të pësojë humbje të mëdha në Ukrainë. Sipas vlerësimeve perëndimore, numri i të vrarëve dhe të plagosurve nga ana e Rusisë ka arritur në mbi 1 milion, që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ndryshimet, të cilat pritet të miratohen nga Parlamenti rus, do t’i mundësonin po ashtu presidentit rus, Vladimir Putin, që të shmangte një mobilizim tjetër. Mobilizimi i pjesshëm që ai shpalli në shtator 2022 ishte gjerësisht jopopullor.

Po ashtu, ndryshimet ligjore do t’i mundësonin Rusisë që të zgjerojë forcat e saj në një mënyrë më të lirë krahasuar me përdorimin aktual të stimujve të mëdhenj financiarë për vullnetarët që nënshkruajnë kontrata për të luftuar, sipas Institutit për Studime të Luftës me seli në Uashington.

Sipas ligjvënësve rusë, aktualisht janë afër 2 milionë anëtarë në rezervën aktive.

Sistemi ekzistues i rekrutimit në Rusi ka të ngjarë të ketë “arritur në pikën e thyerjes dhe po e detyron Kremlinin që të aplikojë një qasje tjetër përmes mobilizimit të detyrueshëm dhe të vazhdueshëm të rezervistëve, për të ruajtur fuqinë njerëzore përballë shkallës së lartë të viktimave në Ukrainë”, tha instituti.

Rezervistët, të cilët iu nënshtrohen trajnimeve të përvitshme ushtarake dhe paguhen për të qenë pjesë e rezervës aktive, do të marrin pagë shtesë nëse thirrje për të luftuar sipas kushteve të reja në ndryshimet ligjore.

“Deri më tani, ky potencial ka mundur të shfrytëzohet vetëm gjatë periudhës kur ka qenë në fuqi vendimi për gjendje lufte apo gjatë mobilizimit. Ne jemi të angazhuar në operacione shumë reale dhe në operacione luftarake në shkallë të gjerë… por, zyrtarisht luftë nuk është shpallur”, tha Aleksei Zhuravlev, nënkryetar i Komitetit parlamentare të Mbrojtjes.

Përveç shmangies të një mobilizimi të ri, Kremlini po ashtu ka shmangur që ta quajë “luftë” pushimin e Ukrainës, duke përdorur eufemizmin “operacion i posaçëm ushtarak”.

Kur të miratohen ndryshimet, Kremlini me gjasë do të zbatojë një mobilizim të pjesshëm pa shpallur zyrtarisht luftë ose pa shpallur publikisht thirrje të detyrueshme për luftë, tha instituti.

Putin po ashtu do të ketë mundësinë që të dislokojë rezervistë jashtë territorit rus, përfshirë në rajonet ukrainase Sumi dhe Harkiv, tha Andrei Kartapolov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes.

Rusia ka rritur numrin e forcave të saj në Ukrainë duke përdorur luftëtarë të huaj nga Koreja e Veriut dhe ka përdorur reklama për rekrutim në rrjetet sociale për të rekrutuar njerëz nga Kuba, në këmbim të pagesës. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarmi per bombe ne kukes granata rezulton loder 68ef504308df4
Lajmi i mëparshëm

Alarmi për bombë në Kukës, granata rezulton lodër

perleshje te pergjakshme mes forcave afgane dhe pakistaneze me shume se 12 te vrare dhe mbi 100 te plagosur ne kufi 68ef5265ac052
Lajmi i radhës

Përleshje të përgjakshme mes forcave afgane dhe pakistaneze, më shumë se 12 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur në kufi

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë