rusia do te ndjekim cdo shtet qe merr asetet tona 68c85645333f3

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

September 15, 2025
min lexim

Rusia ka paralajmëruar të hënën se do të ndjekë çdo shtet evropian që synon të marrë asetet e tij, pas raportimeve se Bashkimi Evropian po kërkon mënyra të reja për të shfrytëzuar qindra miliarda dollarë asete të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.



SHBA-ja dhe aleatët e saj ndaluan transaksionet me bankën qendrore ruse dhe ministrinë e Financave pasi presidenti rus, Vladimir Putin dërgoi ushtrinë e tij në Ukrainë në vitin 2022. Ato po ashtu bllokuan 300-350 miliardë dollarë asete sovrane ruse, kryesisht obligacione qeveritare evropiane, amerikane dhe britanike të mbajtura në një depozitë letrash me vlerë evropiane.

Reuters ka raportuar se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dëshiron që Bashkimi Evropian të gjejë një mënyrë të re për të financuar mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë, duke përdorur paratë e gatshme të lidhura me asetet ruse të ngrira në Evropë.

Politico ka raportuar se Komisioni Evropian po shqyrton idenë e përdorimit të depozitave ruse të parave të gatshme për të financuar një “Kredi Dëmshpërblimi” për Ukrainën.

“Nëse kjo ndodh, Rusia do t’i ndjekë shtetet e BE-së… që përpiqen të na sekuestrojnë pronën, deri në fund të shekullit”, ka shkruar ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev në Telegram.

Rusia do t’i ndjekë shtetet evropiane në “të gjitha mënyrat e mundshme” dhe në “të gjitha gjykatat e mundshme ndërkombëtare dhe kombëtare”, si dhe “jashtë gjykatës”, ka shtuar Medvedev, i cili shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Rusia thotë se çdo sekuestrim i aseteve të saj përbën vjedhje nga Perëndimi dhe se kjo do të minonte besimin në obligacionet dhe monedhat e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Shtetet evropiane thonë se Rusia është përgjegjëse për shkatërrimin e Ukrainës në luftën më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe se Moska duhet të detyrohet të paguajë.

Medvedev kishte thënë më parë këtë muaj se Rusia do të merrte më shumë territor ukrainas dhe do të ndiqte pronat britanike në të gjithë botën pasi Londra tha se kishte shpenzuar rreth 1.3 miliardë dollarë para të mbledhura nga asetet e ngrira ruse për armë për Ukrainën.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hapesirat publike rama publikon pamjet per 30 vite ishte nje parkim i madh ndotjeje 68c85512a47fa
Lajmi i mëparshëm

Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

ismaili flet per kryeqytetin prishtina eshte jeta jem shpia jem ku e kam bo familjen 68c8572ed54d8
Lajmi i radhës

Ismaili flet për kryeqytetin: Prishtina është jeta jem, shpia jem ku e kam bo familjen

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë