rusia denon 15 luftetare ukrainas 68f20fd7b61df

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas

October 17, 2025
1 minut lexim

Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtarake ruse për pjesëmarrje “në një organizatë terroriste” dhe u dënuan me nga 15 deri në 21 vjet burgim, tha Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë.

Ata është thënë se do të vuajnë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Rusi.

Të dënuarit ishin anëtarë të Batalionit Aidar të Ukrainës, të cilët u kapën në vitin 2022. Gjykimi ndaj tyre ishte i mbyllur për publikun dhe u zhvillua në një gjykatë ushtarake në qytetin jugor rus, Rostov-on-Don.

Ende nuk ka reagime nga Ukraina për këto dënime. Avokati i Popullit në Ukrainë paraprakisht e kishte përshkruar gjykimin ndaj këtyre personave si të turpshëm.

Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë grupin Memorial të Rusisë, kanë pretenduar se ndjekja penale e këtyre personave përbënte shkelje të Konventës së Gjenevës për trajtimin e të burgosurve të luftës.

Rusia e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke argumentuar se akuzat ndaj tyre ishin bazuar në aktivitetet që supozohet se datojnë tetë vjet para nisjes së luftës në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë më 2022. Ky grup nuk ishte akuzuar për krime lufte.

Aidar ishte një nga dhjetëra batalione vullnetarësh që u formuan në Ukrainë pasi shpërtheu konflikti në 2014 me grupet e mbështetura nga Rusia, të cilat shpallën “republika” në lindje të Ukrainës. Këto njësite, disa me prapavijë ultra-nacionaliste, më vonë u integruan në forcat e armatosura të Ukrainës.

Akuzat ndaj 15 burrave lidhen me periudhën nga gushti 2014 deri në mars 2022 dhe ata u akuzuan për pjesëmarrje në një grup terrorist të ndaluar dhe për kryerjen e veprimeve me qëllim “përvetësimin e dhunshëm të pushtetit dhe përmbysje të rendit kushtetues të Federatës Ruse”.

Agjencia ruse e lajmeve Mash citoi një avokat të të akuzuarve, i cili tha se dy prej tyre kishin pranuar fajësinë, por 13 të tjerët po planifikojnë që ta apelojnë vendimin. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rimac deshiron kontroll te plote mbi bugatti 68f20f8f1cc1a
Lajmi i mëparshëm

Rimac dëshiron kontroll të plotë mbi Bugatti

uragani halong sjell permbytje dhe shkaterrime ne alaske 1 person humb jeten 68f211856845a
Lajmi i radhës

Uragani Halong sjell përmbytje dhe shkatërrime në Alaskë, 1 person humb jetën

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë