rusia ben thirrje per kujdes me retoriken berthamore 68909d1dde7b8

Rusia bën thirrje për kujdes “me retorikën bërthamore”

August 4, 2025
1 minut lexim

Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar njoftoi për dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas një përplasjeje online me ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev.

Trump tha se ka urdhëruar dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore për shkak të “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” të bëra nga Medvedevi.

Presidenti amerikan nuk specifikoi nëse bëhej fjalë për nëndetëse të pajisura me armë bërthamore apo vetëm nëndetëse që operojnë me energji bërthamore.

Ai po ashtu nuk dha detaje për vendndodhjen e nëndetëseve, pasi vendndodhjet e tyre mbahen sekret nga ushtria amerikane.

“Rusia është shumë e vëmendshme ndaj çështjes së mospërhapjes bërthamore. Ne besojmë se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me retorikën bërthamore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një prononcimi për gazetarë më 4 gusht.

Përplasja mes Medvedevit dhe Trumpit ndodhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë afat Rusisë deri më 8 gusht që t’i japë fund luftës kundër Ukrainës ose në të kundërtën do të përballet me sanksione.

Medvedev i tha Trumpit se “çdo ultimatum është kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo në mes të Rusisë dhe Ukrainës, por kundër shtetit të tij”.

Aktualisht, Medvedev është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë.

Medvedev njihet për deklaratat e tij provokuese dhe nxitëse që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 2022.

Ai shpesh ka bërë kërcënime bërthamore dhe ka fyer udhëheqësit perëndimorë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Trump dhe Medvedev janë përplasur edhe në të kaluarën përmes postimeve në rrjetet sociale./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova ne qender te sulmeve intelegjente ekspertet e sigurise thone se duhet bashkepunim me shba nato e be 68909bf586514
Lajmi i mëparshëm

Kosova në qendër të ‘sulmeve intelegjente’, ekspertët e sigurisë thonë se duhet bashkëpunim me SHBA, NATO e BE

ahmeti e humb edhe nje aleat tdp ne i shikojme interesat tona 6890a0560e79c
Lajmi i radhës

Ahmeti e humb edhe një aleat, TDP: Ne i shikojmë interesat tona

Të fundit nga

ShkoLartë