ruhe berzh financuesi me i madh ne rajon me 21 miliarde euro 68ed1e338aade

​Ruhe: BERZH, financuesi më i madh në rajon me 21 miliardë euro

October 13, 2025
min lexim

Drejtoresha për Evropën Qendrore dhe Juglindore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Charlotte Ruhe u shpreh sot se BERZH është financuesi më i madh në rajon me 21 miliardë euro deri tani.

Ruhe ishte e pranishme në panelin e parë të diskutimeve në kuadër të Forumit të Investimeve “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor”, ku foli mbi investimet e BERZH në rajon. Vetëm në vitin 2024, Ruhe theksoi se BERZH investoi 1.6 milionë euro në 16 projekte në rajon.

“Kemi 150 persona në terren në të gjashtë vendet. Kjo na bën të mundur të punojmë shumë ngushtë me Komisionin Evropian dhe po kështu me qeveritë. Për sa u takon politikave kërkojmë konkurueshmërinë e sektorit privat, përmirësimin e ligjit për falimentin, si dhe punën me qeverinë për titujt e pronësisë mbi tokën, që mund të jenë mjaft problematike”, tha ajo.

Ruhe theksoi se BERZH ka qenë shumë aktive në kuadër të Agjendës së Gjelbër, duke promovuar energjinë e ripërtëritshme dhe duke ndihmuar qeveritë e Shqipërisë dhe Serbisë me ankandet e tyre në energji.

“Ne financojmë projektet për energji të ripërtëritshme në të gjashta këto vende”, tha ajo.

Ruhe theksoi se BERZH po punon ngushtë me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) për hekurudhën e Korridorit VIII, që kalon në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

“Këto janë projekte që kërkojnë më shumë se sa vetëm një partner financues ndërkombëtar dhe kërkojnë mbështetje shumë herë më të madhe se nga qeveritë tona partnere, pasi këto projekte përfitojnë edhe nga grantet e BE-së”, u shpreh Ruhe.

Për sa i takon ndërlidhjes energjetike, Ruhe theksoi se BERZH financon ndërlidhësin e gazit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe po kështu dhe tubacionin e transmetimit që shkon nga Mali i Zi dhe me kabllo nënujore kalon në Itali.

“Për vitet në vijim BERZH ka një kuadër strategjik investimesh. Ndaj kërkohet më shumë punë për t’i bërë ndërmarrjet shtetërore të funksionojnë në mënyrë më efektive dhe transparente, ku drejtuesit ekzekutiv të mos ndryshohen kur ndryshon qeveria dhe të funksionojnë dhe punojnë në mënyrë profesionale për zhvillimin e kapitalit njerëzor”, theksoi ajo.

Po ashtu, Ruhe siguroi se BERZH do të bëjë më tepër për energjinë e gjelbër duke siguruar që operatorët e sistemit të transmetimit të kenë mbështetjen e duhur për investime, raporton ATSH.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksionet e samsung arrijne rekord historik fale inteligjences artificiale 68ed1df0801dd
Lajmi i mëparshëm

Aksionet e Samsung arrijnë rekord historik, falë Inteligjencës Artificiale

india dhe kanadaja miqesohen pas dy vitesh tensione diplomatike nisin bisedimet per bashkepunim 68ed1fe5abe19
Lajmi i radhës

India dhe Kanadaja “miqësohen” pas dy vitesh tensione diplomatike, nisin bisedimet për bashkëpunim

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë