rugova partite opozitare rane ne gracken e kurtit vv kerkon zgjedhje te reja 68895bb83fca4

Rugova: Partitë opozitare ranë në grackën e Kurtit, VV kërkon zgjedhje të reja

July 30, 2025
1 minut lexim

Anëtari i LDK-së dhe ish-deputeti, Naser Rugova, ka vlerësuar se me moskonstiuimin e Kuvendit të Kosovës, të 120 deputetët e legjislaturës së nëntë kanë rënë nga provimi.

Rugova ka theksuar se deputetët e zgjedhur kanë humbur kredibilitetin te qytetarët e Kosovës.

“Kjo legjislaturë e zgjedhur e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti ka rënë në provim komplet të 120 deputetët. Kanë rënë në provim sepse nuk ka arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë. 54 dështime që jemi bërë për Librin Ginis. Thjesht këta njerëz të zgjedhur e kanë humbur kredibilitetin dhe iu ka rënë dukshëm besueshmëria te trupa elektorale apo tek qytetari I  Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, partitë politike opozitare, duke mos e votuar për konstituimin e Kuvendit, kanë rënë në grackën e kryeministrit në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Ka qenë dashur që me një marrëveshje politike vetëm ta bëjnë konstituimin e Kuvendit. Në këtë kontekst unë e kam thënë në këtë studio që partitë politike opozitare kanë bërë një gabim, kanë rënë në grackën e zotit Kurtit se është dashur që ta konstituojnë Kuvendin dhe që nga ajo ditë kur do të kishte ndodhur kjo Kurti do të binte dhe do të sfidohej seriozisht a I ka 61 vota për formimin e qeverisë së re apo jo”, ka vlerësuar Rugova.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

manchester city zyrtarizoi transferimin me te ri 68895bb4f0728
Lajmi i mëparshëm

Manchester City zyrtarizoi transferimin me të ri

si ta dalloni kur eshte koha per ta zevendesuar filtrin e kabines se vetures 68895ca4cc08b
Lajmi i radhës

Si ta dalloni kur është koha për ta zëvendësuar filtrin e kabinës së veturës?

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë