Debati i vazhdueshëm mbi interesin e SHBA-së në Groenlandë u trajtua nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, të mërkurën, duke folur me gazetarët në Uashington, pa hyrë në detaje rreth skenarëve të mundshëm ushtarakë.
Ministri amerikan u pyet nëse qeveria e SHBA-së ishte e gatshme të përjashtonte mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në lidhje me Groenlandën. Ai shmangu komentimin mbi thelbin, duke deklaruar se nuk ishte koha e duhur për një diskutim të tillë.
“Nuk jam këtu për të folur për Danimarkën apo ndërhyrjen ushtarake. Do të takohem me ta javën tjetër”, tha ai, duke shtuar: “Do t’i zhvillojmë këto diskutime atëherë. Në këtë pikë, nuk kam asgjë më shumë për të shtuar”.
Rubio, megjithatë, iu referua interesit të hershëm të Shteteve të Bashkuara për Groenlandën, duke theksuar se kjo nuk është një ide e re. Siç tha ai, çështja ishte ngritur në të kaluarën nga Donald Trump, tashmë në mandatin e tij të parë presidencial.
“Interesi i Donald Trump për blerjen e Groenlandës nuk është i ri. Ai e kishte përmendur atë në mandatin e tij të parë dhe ai nuk është presidenti i parë amerikan që ka shqyrtuar ose studiuar se si vendi ynë mund ta fitonte Groenlandën. Ka interes”, tha ai.
Top Channel
Burimi: top channel


