rubio e falenderon osmanin dhe kosoven per angazhimin ne bordin e paqes dhe misionin ne gaza 6998ebeecd6ac

Rubio e falënderon Osmanin dhe Kosovën për angazhimin në Bordin e Paqes dhe misionin në Gaza

February 21, 2026
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka shkruar në rrjetet sociale për takimin që pati sot në Departamentin Amerikan të Shtetit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai njoftoi në X se e falënderoi Osmanin dhe popullin e Kosovës për angazhimin në Bordin e Paqes.

U takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për angazhimin e tyre për paqen dhe stabilitetin duke qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes”.

Gjithashtu falënderova Presidenten Osmani për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”, shkruan zyrtari i lartë amerikan.

Rreth takimit është deklaruar edhe shefja e shtetit të Kosovës e cila tregoi se me zyrtarin e lartë amerikan diskutuan mes tjerash për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Diskutuam mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon”.

“Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.

Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës”, tha ajo në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

humb jeten 63 vjecari ne spitalin e durresit pritej te transferohej ne burg 6998ebd50d373
Lajmi i mëparshëm

Humb jetën 63-vjeçari në Spitalin e Durrësit, pritej të transferohej në burg

kjo goce kaq e vogel me ngacmon agravon debati mes dolces dhe elijones 69991bf9c534b
Lajmi i radhës

Kjo gocë kaq e vogël më ngacmon”, agravon debati mes Dolces dhe Elijonës

Të fundit nga

Vjosa Osmani takohet me deputetin Haxhi Avdyli

Vjosa Osmani është takuar me deputetin Haxhi Avdyli, në bazë të pamjeve. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje konkrete, takime të tilla zakonisht shërbejnë për koordinim dhe shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet
ShkoLartë