ruaji aksionet dhe koken bytyci me mesazh te forte per behgjet pacollin 68fb49472d82a

“Ruaji aksionet dhe kokën”, Bytyçi me mesazh të fortë për Behgjet Pacollin

October 24, 2025
1 minut lexim

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar me një mesazh të fortë publik drejtuar Behgjet Pacolli, ku e paralajmëroi këtë të fundit për rreziqe që, sipas tij, lidhen me investimet në aeroportin e Vlorës dhe interesat e grupeve të fuqishme politike e ekonomike.

Me tone të drejtpërdrejta dhe kritike, Bytyçi përmes një shkrimi dërguar “Bota sot” i kërkoi Pacollit “të ruajë aksionet dhe kokën”, duke aluduar për përfshirje të “mafies së shtetit” në prapaskenat e projekteve me vlera të mëdha financiare.

Shkrimi i plotë

Një këshillë për Bacin Behgjet!

Kujdes Bac! Ervis Martini u zhduk mbasi vuri 600 milionë euro me “lejen” e duanë e naltmadhnisë në Tiranë. Kjo sepse Ervisi nuk pranoi t’i dorëzojë ato para me “vullnet të lirë”! Nuk është kollaj që ato 40 përqind të aksioneve që kishte planifikuar për vete, Naltmadhnisë t’i shkojnë dëm!

Ruaji aksionet në aeroportin e Vlorës, Bac Behgjeti! Po ruaje edhe kokën, se bëhet fjalë për qindra milionë euro që mafia e shtetit i do prej teje!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

platini kam llogari te hapura me ata qe me demtuan 68fb4939d71c3
Lajmi i mëparshëm

Platini: Kam llogari të hapura me ata që më dëmtuan…

nje ish minister nen hetim a do te arrestohet pergjigjet spak nuk mund te 68fb49e4cf5cf
Lajmi i radhës

Një ish-ministër nën hetim, a do të arrestohet? Përgjigjet SPAK: Nuk mund të…

Të fundit nga

ShkoLartë