rtsh deshtim te mbyllet asociacioni i gazetareve te shqiperise i pergjigjet rames eshte e papranueshme qe deshtimi ti faturohet 696a9485df53c

“RTSH dështim, të mbyllet”/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i përgjigjet Ramës: Është e papranueshme që dështimi t’i faturohet…

January 16, 2026
1 minut lexim

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin pas deklaratës së Ramës pak më parë, ku tha se Radio Televizioni Publik Shqiptar është dështim dhe se duhet të mbyllet, ose të privatizohet.

Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin mediatik dhe të drejtën e publikut për informim.

Deklarata e Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama mbi Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), të bëra më 16 janar, ku televizioni publik u cilësua si “dështim” dhe u hodhën në tavolinë opsione ekstreme si mbyllja, privatizimi apo partneriteti.

AGSH vlerëson se retorika politike që stigmatizon median publike dhe sugjeron zgjidhje drastike, pa një analizë të thelluar dhe pa garanci për pavarësinë editoriale, cenon parimet themelore të shërbimit publik mediatik dhe standardet evropiane për lirinë e medias.

Televizioni publik nuk është thjesht një ndërmarrje financiare, por një institucion i interesit publik që duhet të garantojë informim të paanshëm, kulturë, edukim dhe akses të barabartë për qytetarët.

Është e papranueshme që përgjegjësia për dështimet strukturore të RTSH-së t’i faturohet vetëm institucionit, duke anashkaluar faktin se për vite me radhë ndërhyrjet politike, emërimet e kontestuara, mungesa e transparencës dhe paqëndrueshmëria financiare edhe përmes abuzimit të të emëruarve politikë kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e tij.

Refuzimi i financimit publik si mjet presioni politik përbën një rrezik serioz për pavarësinë e medias publike.

AGSH thekson se çdo reformë e RTSH-së duhet të ndërtohet mbi dialog të gjerë me gazetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët e medias, duke respektuar praktikat më të mira evropiane dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare.

Opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin mediatik dhe të drejtën e publikut për informim.

Asociacioni I Gazetarëve të Shqipërisë për vite me radhë ka bërë thirrje për reforma të thella në RTSH, që lidhen kryesisht me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues e më pas me Drejtorin e Përgjithshëm, si dhe një reformë e brendshme strukturore.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drita prezanton oniks grezden 696a93d376742
Lajmi i mëparshëm

Drita prezanton Oniks Grezdën

apple paralajmeron iphone t jane nen sulm nga hakere te sofistikuar qe hyjne fshehurazi ne pajisje 696a94ae398d9
Lajmi i radhës

Apple paralajmëron: iPhone-t janë nën sulm nga hakerë “të sofistikuar” që hyjnë fshehurazi në pajisje

Të fundit nga

ShkoLartë