rtk ne greve te pergjithshme nga e hena 6921bd00c0a75

RTK në grevë të përgjithshme nga e hëna

November 22, 2025
1 minut lexim

Nga e hëna në Radiotelevizionin e Kosovës, do të nisë greva e përgjithshme.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor të institucionit.

Greva, sipas sindikatës, vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe rrezikut për vazhdimësinë e RTK-së për shkak të pagave të bllokuara.

Sindikata kërkon nga Menaxhmenti një vendim të qartë për mosmbulim të fushatës zgjedhore, duke paralajmëruar bojkot të plotë nëse nuk merret një qëndrim.

Paralajmërohet edhe një protestë para Qeverisë, ndërsa kërkohet nga Ministria e Financave që të ndërhyjë urgjentisht për zgjidhjen e situatës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mehmeti jep dy asiste qe ne pjesen e pare ne angli 6921bcf343d18
Lajmi i mëparshëm

Mehmeti jep dy asiste që në pjesën e parë në Angli

abuzimi me tenderin e llogarase dhe unazes se madhe zv kryeministrja balluku del nga ambientet e gjkko lihet ne fuqi vendimi 6921bda9b8ab9
Lajmi i radhës

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Zv.kryeministrja Balluku del nga ambientet e GJKKO, lihet në fuqi vendimi

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë