rrustem mustafa shqiptaret nuk mund te mbahen me te roberuar 68cf02e09b0c4

Rrustem Mustafa: Shqiptarët nuk mund të mbahen më të robëruar

September 20, 2025
1 minut lexim

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, në një intervistë në Debat Plus ka komentuar paradën ushtarake të mbajtur sot në Beograd nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit.

Ai ka thënë se situata e sigurisë në gjithë globin është e brishtë.

“Njerëzit tanë, qytetarët tanë e kanë provuar lirinë, ia dinë vlerën. Duke e ditur dinamikën e zhvillimit të të rinjve të vendit tim, unë e di se nuk ka asnjë rast që dikush t’i mbajë shqiptarët më të robëruar”, ka deklaruar Mustafa.

“Ne jemi me fat që miqtë i kemi ata të duhurit dhe për çdo ditë ndërthuremi mirë e më mirë me ta, duke u bërë pjesë e instrumenteve të NATO-s dhe në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klisman cake shkendija eshte gati tre piket mbeten ne tetove 68cf02d3c5fe6
Lajmi i mëparshëm

Klisman Cake: Shkëndija është gati, tre pikët mbeten në Tetovë

e mbyten me litar dhe e hodhen ne liqenin e shkopetit gjykata e dibres ia kalon spak ut dosjen e vrasjes se renis dobres 68cf038913d3c
Lajmi i radhës

E mbytën me litar dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, Gjykata e Dibrës ia kalon SPAK-ut dosjen e vrasjes së Renis Dobrës

Të fundit nga

ShkoLartë