Sipas burimeve të sigurta të gazetës “Bota sot”, ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, pritet t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Burimet brenda subjektit opozitar bëjnë të ditur se bisedimet janë në fazën finale dhe se Berisha tashmë ka zhvilluar disa takime joformale me zyrtarë të lartë të LDK-së.
Ky zhvillim, nëse konfirmohet zyrtarisht, pritet të sjellë dinamika të reja në skenën politike, pasi Berisha konsiderohet si një figurë me peshë në skenën ushtarake dhe politike të vendit.
Ai ka shërbyer si komandant në radhët e UÇK-së dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në institucionet e sigurisë pas luftës.
LDK ende nuk e ka konfirmuar informacionin, por burimet tona thonë se njoftimi zyrtar mund të bëhet publik në ditët në vijim.
Po ashtu, “Bota sot” ka provuar të kontaktojë me Berishën, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm për gazetën.
Burimi: botasot.info


