rrugorja me dore te hekurt bllokohen 60 automjete sa u arrestuan e proceduan 6890a1b2564d6

Rrugorja me ‘dorë’ të hekurt/ Bllokohen 60 automjete. Sa u arrestuan e proceduan

August 4, 2025
1 minut lexim

Intensifikohen kontrollet na ana e policisë rrugore në Tiranë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo sjelljeje që cënon rendin, sigurinë dhe funksionimin normal të qarkullimit rrugor.



Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas: 21 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal, për parkim të gabuar në rrugë apo në korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët, korsitë e transportit publik dhe stacionet e autobusëve.

60 automjete janë bllokuar dhe tërhequr me mjet ngritës, ndërkohë 45 shtetas janë arrestuar/ proceduar për vepra të ndryshme penale.

‘Policia Rrugore do të vijojë me kontrolle intensive dhe pa asnjë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, me synimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e rrugës. Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të hapësirave publike, si një domosdoshmëri për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe garantimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët’, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmeti e humb edhe nje aleat tdp ne i shikojme interesat tona 6890a0560e79c
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti e humb edhe një aleat, TDP: Ne i shikojmë interesat tona

veshtiresi furnizimi me uje te pijshem ne ditet me mbi 35 grade problem edhe lidhjet ilegale 6890a3ce4ff21
Lajmi i radhës

Vështirësi furnizimi me ujë të pijshëm në ditët me mbi 35 gradë, problem edhe lidhjet ilegale

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë