rruge te demtuara mure te rrenuar dhe shtepi te vershuara ne nerasht te tetoves 6a468e0fc82dd

Rrugë të dëmtuara, mure të rrënuar dhe shtëpi të vërshuara në Nerasht të Tetovës

July 2, 2026
1 minut lexim
Nerasht

Shtëpi të vërshuara dhe një mur mbrojtës i shembur. Ky është bilanci i reshjeve të djeshme të shiut në fshatin Nerasht të komunës së Tearcës. Banorët thonë se dëmet janë të mëdha.

“Dëme ja shihni por fat i madh ishte që nuk e rrëzoi shtëpinë, fat që shpëtoi shtëpia sepse është mbështet muri për shtëpie dhe ka ndaluar aty. Dëmet ja shihni çka është bë, por erdhi shpejt ekskavatori dhe e parandaloi sepse do bëhej shumë dëm do e rrëzonte edhe shtëpinë”, tha një banor.

Autoritetet komunale sot dolën në terren për të parë situatën ndërsa kërkuan nga banorët që me shkrim të paraqesin dëmet e pësuara.

“Konstatuam se në disa shtëpi kishte pak ujë në disa bodrume dhe presim që të bëjnë shkresë në komunë që të dalim dhe të bëjmë inspektimin e dëmeve materiale që ndodhën në fshatin Nerasht. Disa rrugë që i patë dhe vet do i riparojmë menjëherë dhe do i kthejmë në gjendjen e mëparshme. Mirëpo vlen të përmendim se ne jemi rrëzë MSharr dhe kanalet në gjitha vendet janë të hapura, por në disa vendbanime i kanë mbyllur për ti zgjeruar rrugët, andaj dhe nuk e përbinë dot sasinë e ujit dhe ndodhin edhe vërshime”, deklaroi Daut Memishi, Kryetar i komunës së Tearcës.

Ndërkohë për parandalim e vërshimeve të reja eventuale, komuna e Tetovës sot ka nisur aksion për pastrimin e gypave ku kalon kanalizimi atmosferik i qytetit.

“Sot vazhdojmë në të njëjtat pika të kanalizimit ti pastrojmë të njëjtat që në rast të reshjeve të shiut mos hasim në probleme. Ky aksion do vazhdoj me pastrim të gjitha lagjeve dhe bulevardeve të Tetovës”, u shpreh Valon Zeqiri, Shef i njësisë së ujërave Sharri Tetovë.

Sasi të madhe uji ka pasur edhe në disa fshatra të tjerë, por pa dëme materiale./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nje mije arsye pse smund te me kishe madonna thumbon ish partnerin ne kengen e re 6a468a1caaba4
Lajmi i mëparshëm

“Një mijë arsye pse s’mund të më kishe” – Madonna thumbon ish-partnerin në këngën e re

Të fundit nga

ShkoLartë