Është hapur pjesërisht rruga Qukës-Qafë Plloçë.
Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë, pasi është bërë largimi i gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës.
Aktualisht firma është duke pastruar rrugën nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme(të hënë).
Kjo rrugë herë pas here ka patur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dhereva dhe masiveve shkëmborë çka ka çuar në bllokimin e rrugës.
Burimi: botasot.info


