Të paktën 30 persona u plagosën pasditen e së dielës (25/1) në Brazilia, kur një rrufe goditi një tubim mbështetësish të ish-presidentit të ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, mes reshjeve të dendura të shiut, njoftoi shërbimi zjarrfikës.
Mijëra protestues ishin mbledhur pranë Monumentit JK, në boshtin monumental qendror të Brazilias, në pritje të mbërritjes së një marshimi në mbështetje të Bolsonaro-s. Tubimi ishte organizuar nga deputeti federal Nikolas Ferreira.
Rrufeja ra pak para orës 13:00, ndërsa autoritetet ngritën menjëherë një tendë emergjence për ofrimin e ndihmës së parë. Në total, 72 persona morën trajtim mjekësor, ndërsa 30 prej tyre u transportuan në spitalet e qytetit. Të paktën tetë persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Demonstrata u mbajt në mbështetje të Jair Bolsonaro-s, i cili është dënuar me 27 vjet burg për tentativë grushti shteti dhe aktualisht mbahet në një institucion korrektues në zonën më të gjerë të Brazilias.
Burimi: botasot.info

