Pas muajsh të tërë thashethemesh se Dafina Zeqiri dhe Fero po përgatisin një duet, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëri prej artistëve.
Megjithatë, së fundmi në TikTok kanë filluar të qarkullojnë disa sekuenca të një kënge të papublikuar, ku dëgjohet bashkëpunimi i mundshëm i tyre.
Në video shfaqen fragmente që sipas fansave i përkasin projektit që dyshja e kanë regjistruar prej kohësh, por që ende nuk ka parë dritën e publikimit.
Deri tani, as Dafina e as Fero nuk kanë reaguar për këto zëra, por rrjeti po “zien” nga komentet dhe pikëpyetjet pse bashkëpunimi i tyre nuk është lansuar.
A do të ndodhë në vijim, mbetet të shihet!
@unpublishedks #viral #fyp #shqip #fyppppppppppppppppppppppp ♬ original sound – Music-Kosovo!!
Burimi: botasot.info


