rritje shqetesuese e vetevrasjeve ne kosove kmdlnj kerkon masa urgjente 68a9e0a58788c

Rritje shqetësuese e vetëvrasjeve në Kosovë, KMDLNJ kërkon masa urgjente

August 23, 2025
1 minut lexim

Brenda 48 orëve, gjashtë persona kanë humbur jetën në rrethana të dyshimta, shumica e të cilave dyshohet se janë vetëvrasje.

Rritja e rasteve të kësaj natyre sipas kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, Behxhet Shala është alarmante.

“Realisht këto të gjitha kanë qenë vdekje të dyshimta, por në këto raste, nga informatat që kemi, numri më i madh i tyre janë vetëvrasje të dëshmuara. Për të tjerët, duhet një raport i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Është e keqe se pasi po bëhet publik një lajm për një vrasje të supozuar, atëherë rasti po kalon në procedura gjyqësore dhe rasti heshtet. Po mungojnë statistikat e sakta se sa vetëvrasje ka pasur gjatë këtij viti dhe në raste të caktuara nuk mund të pasqyrojnë realitetin, sepse ka aty probleme familjare që mundohen të mbulohen. Por, në përgjithësi, rritja e numrit të vetëvrasjeve është shumë shqetësuese për faktin që mbas përfundimit të luftës, kur ka qenë një situatë shumë e rëndë post-traumatike, ka pasur më pak vetëvrasje”, tha Shala për EO.

Njëra ndër arsyet sipas Shalës është edhe situate e rënduar ekonomike ku mes të tjerash, ai kritikoi edhe institucionet për mungesën e mekanizmave parandaluese.

“Të gjithë po merremi me pasojën. Kur ndodh rasti, të gjithë reagojmë, i gjykojmë rastet, por kjo është krijuar si një këngë vajtuese për të gjithë derisa të kalojë rasti. Por nuk ka asnjë mekanizëm parandalues. Nuk do të mund të çrrënjoset kjo dukuri, por së paku të ulen rastet. Është përgjegjësi institucionale që të trajtohen këto raste. Qytetarët nuk arrijnë që të lidhin muajin me muaj dhe nuk mund të mbijetojnë. Në raste të dëshpërimit, dikush ka familje dhe nuk mund të sigurojë gjërat elementare për familje dhe e gjen mënyrën më të lehtë: i jep fund jetës së tyre”, tha  Shala.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

flamurtari prezanton fanellen e dyte per sezonin 2025 26 68a9e0a27d617
Lajmi i mëparshëm

Flamurtari prezanton fanellën e dytë për sezonin 2025/26

lajm i trishte ndahet nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur artur zheji 68a9e145c0472
Lajmi i radhës

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji!

Të fundit nga

ShkoLartë