rritje natyrore negative edhe ne tremujorin e dyte 1 135 me pak te lindur se sa te vdekur 68aee486df837

Rritje natyrore negative edhe në tremujorin e dytë, 1.135 më pak të lindur se sa të vdekur

August 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 gusht – Rritja natyrore edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025 është negativ dhe paraqet 1 135 persona, që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i fëmijëve të lindur të gjallë nga numri i personave të vdekur.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e dytë është 3 741 dhe në krahasim me periudhën e njejtë vitin e kaluar është ulur për 4.2%.

Numri i personave të vdekur, ndërkaq, në tremujorin e dytë të vitit 2025 shënon rritje prej 1.2% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 dhe është 4 876 persona, ndërsa prej tyre 13 janë foshnja të vdekura.

Në këtë tremujor të vitit janë bërë 2 792 martesa dhe numri i tyre është rritur për 8.1% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024, ndërsa janë regjistruar 545 divorcime, që paraqet rritje prej 0.4% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marta kos maqedonia e veriut duhet te ece perpara drejt be se pavaresisht sfidave 68aedf7a7cf29
Lajmi i mëparshëm

Marta Kos: Maqedonia e Veriut duhet të ecë përpara drejt BE-së, pavarësisht sfidave

berisha zbulon prapaskenat e rrembimit te daniel shimes u arrestua si stafuka eshte personi qe i vendosi cimkat ndaj 68aeedf476fc1
Lajmi i radhës

Berisha zbulon prapaskenat e rrëmbimit të Daniel Shimës: U ‘arrestua’ si Stafuka! Është personi që i vendosi çimkat ndaj…

Të fundit nga

ShkoLartë