rritje e prodhimtarise industriale prej 28 per qind ne gjysmen e pare te vitit 688b5a30e4df2

Rritje e prodhimtarisë industriale prej 2,8 për qind në gjysmën e parë të vitit

July 31, 2025
1 minut lexim

Shkup, 31 korrik – Prodhimtaria industriale në periudhën janar-qershor të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, është rritur për 2,8 për qind. Në qershor, sërish, në krahasim me qershor e vitit të kaluar, është regjistruar rritje prej 0,5 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Prodhimtaria industriale në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve në qershor të vitit 2025, në krahasim me qershorin e vitit 2024, shënon rritje prej 6,9 për qind, në sektori nIndustria e përpunuar prej 2,0 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie prej 29,3 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në qershor të vitit 2025, në krahasim me qershorin e vitit 2024, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4,6 për qind. Prodhimet kapitale për 2,0 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 1,9 për qind, ndërsa rënie shënon te Energjia për 24,4 për qind dhe Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 4,3 për qind.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump po shqyrton nje vendim drastik ne prag te boterorit 2026 688b572452c9c
Lajmi i mëparshëm

​Trump po shqyrton një vendim drastik në prag të Botërorit 2026

ra teksa po saldonte porten humb jeten 68 vjecari ne divjake 688b5bd4bad6c
Lajmi i radhës

Ra teksa po saldonte portën, humb jetën 68-vjeçari në Divjakë

Të fundit nga

ShkoLartë