rritje e pensioneve bekim sali kujdesi per te moshuarit eshte obligim moral 6882991e4198f

Rritje e pensioneve – Bekim Sali: Kujdesi për të moshuarit është obligim moral

July 24, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka njoftuar sot përmes një statusi në rrjetet sociale se Kuvendi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, që do të sjellin rritje prej 2000 denarësh në pensionet e qytetarëve.

“Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të jetës së pensionistëve tanë dhe garantimit të dinjitetit që ata e meritojnë”, ka theksuar Sali.

Ai shtoi se kujdesi për qytetarët më të moshuar nuk është vetëm një detyrë institucionale, por edhe një obligim moral dhe shoqëror.

Vendimi vjen si pjesë e përpjekjeve të koalicionit VLEN për përmirësimin e standardit jetësor të kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndonjehere na nevojitet nje perqafim per tu bashkuar me boten dhe ate qe duam me shume 68829520a15d2
Lajmi i mëparshëm

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

andonovski jane mbyllur 42 faqe tjera te paligjshme te lojerave te fatit online 68829e4f1b44b
Lajmi i radhës

Andonovski: Janë mbyllur 42 faqe tjera të paligjshme të lojërave të fatit online

Të fundit nga

ShkoLartë