rritja lineare e pensioneve para deputeteve fillimi i seances shtyhet per ne mesdite 688203aa33fd5

Rritja lineare e pensioneve para deputetëve, fillimi i seancës shtyhet për në mesditë

July 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 korrik -Kuvendi përsëri para fillimit të seancës së re të 63-të me kërkesë të së Majtës, bëri pauzë njëorëshe, ndaj së cilës reagoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, i cili tha se puna e plenumit po shtyhet qëllimisht sepse partia opozitare nuk po merr përgjigje për një pyetje nga shërbimi parlamentar.

Micevski theksoi se sot gjithashtu një seancë tjetër është edhe Propozim ligji për lëshimin e vauçerëve me vlerë, me procedurë të shkurtuar, me të cilin do të mundësohen vauçerë për 55.000 studentë.

Пратеникот од ВМРО-ДПМНЕ Никола Мицевски денеска, во рамки на собраниската седница за избор на новата влада, ги повика колегите од турските партии да му се приклучат на владејачкото мнозинств

Micevski theksoi se në rendin e ditës të kësaj seance janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit  për Sigurim pensional dhe invalidor, me çka do të mundësohet rritje lineare e pensioneve, dhe me këtë në nivel vjetor buxheti i dy pensionistëve në një familje do të ishte më i madh edhe për 3000 euro.

Deputeti Borislav Kërmov nga e Majta, i cili kërkoi një orë ndërprerje për shkak se shërbimet parlamentare nuk po i përgjigjeshin kërkesës së koleges së tyre Jovana Mojskoska për shpenzimet e udhëtimit, tha se Micevski e keqpërdori vërejtjen procedurale për qëllime politike.

Në Kuvend për sot është caktuar një seancë e re e 63-ta – dhe vazhdim të dy seancave të tjera.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konflikti i armatosur midis tajlandes e kamboxhias vazhdon shkollat pergjate kufirit po mbyllen 6882005f9691b
Lajmi i mëparshëm

​Konflikti i armatosur midis Tajlandës e Kamboxhias vazhdon, shkollat përgjatë kufirit po mbyllen

tirane parkuan ne menyre te gabuar duke penguar levizjen procedohen 24 persona 6882054b779b9
Lajmi i radhës

Tiranë/ Parkuan në mënyrë të gabuar duke penguar lëvizjen, procedohen 24 persona

Të fundit nga

ShkoLartë