Gjate 24 orëve të fundit, për shkak të rritjes së shkarkimeve, sipërfaqja e tokave të përmbytura në zonën e NënShkodrës është rritur ndjeshëm.
Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se ndonëse nga Bashkia dhe Shtabi i Emergjencave, nuk u raportua, prej mbrëmjes së kaluar, rruga drejt Obotit është e pakalueshme edhe për mjetet e ushtrisë pasi uji në rrugë shkon deri në disa metër.
E vetmja mënyrë komunikimi për banorët janë varkat.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


