rritja e pages minimale nuk con ne mbylljen e kompanive 68d03673d6d13

Rritja e pagës minimale nuk çon në mbylljen e kompanive

September 21, 2025
1 minut lexim

Rritja e pagës minimale nuk ndikon në mbylljen e kompanive dhe nuk shkatërron ekonominë, por krijon kushte për zhvillim dhe hapje të kompanive të reja – tregon analiza e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Të dhënat e Regjistrit Qendror tregojnë se çdo rritje e pagës minimale ka sjellë më shumë kompani të reja dhe më pak mbyllje. Sipas lidhjes së sindikatave, pronarët e kompanive e gënjejnë Qeverinë dhe opuinionin kur thonë se kompanitë do të mbyllen nëse pagat rriten.

LSM

“Të dhënat e regjistrit qendror tregojnë se:

Në vitin 2022, kur paga minimale u rrit nga 15.194 në 18.000 denarë, u themeluan 7.062 kompani të reja, ndërsa u mbyllën 5.694.
Në vitin 2023, me rritjen e pagës minimale nga 18.000 në 20.175 denarë, numri i kompanive të reja mbeti 7.062, ndërsa ato që u mbyllën u ulë në 3.372.
Në vitin 2024, me rritjen e pagës minimale nga 20.175 në 22.567 denarë, u themeluan 6.627 kompani të reja, ndërsa vetëm 2.891 u mbyllën”.
Këto shifra, sipas sindikatave, dëshmojnë qartë se çdo rritje e pagës minimale është përfitim dhe jo kërcënim për ekonominë. Lidhja e Sindikatave vlerëson se kjo është arsye më shumë që procesi i rritjes së pagave të mos ndalet, përfshirë edhe rritjen e pagës minimale.

LSM

“Ky është një argument i fortë për rritje të vazhdueshme – jo vetëm të pagës minimale, por të të gjitha pagave! Punëtorët nuk duhet të jetojnë me të ardhura minimale dhe të kenë pagat më të ulëta në rajon, ndërsa Qeveria duhet të mbështesë nevojën për rritje pagash”.

Lidhja e sindikatave kërkon nga qeveria dhe punëdhënësit që të sigurojnë paga dinjitoze për punonjësit. /SHENJA/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

samiti digjital i ballkanit perendimor me 1 dhe 2 tetor ne shkup inteligjenca artificiale dhe 5g si dhe infrastruktura optike mes ceshtjeve kyce 68d035de33487
Lajmi i mëparshëm

“Samiti digjital” i Ballkanit Perëndimor” më 1 dhe 2 tetor në Shkup, inteligjenca artificiale dhe 5G, si dhe infrastruktura optike mes çështjeve kyçe

valter bami thyen masen e arrestit shtepiak kapet nga policia ne makine me nje vajze cfare u tha efektiveve pas ndalimit 68d037dfa094e
Lajmi i radhës

Valter Bami thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet nga policia në makinë me një vajzë! Çfarë u tha efektivëve pas ndalimit

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë