rritja e konsumit te energjise elektrike shkakton reduktime ne prizren 694c494f24f23

Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren

December 24, 2025
1 minut lexim

Reduktimet e gjata të rrymës elektrike kanë sjellë pakënaqësi te banorët e Komunës së Prizrenit. Ngarkesat e trafove, sidomos në orët e mbrëmjes, po nxjerrin jashtë funksioni sistemet e furnizimit, shpesh edhe me djegie të trafove dhe shtyllave elektrike. Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po mundohen t`i sanojnë dëmet.

Rënia e temperaturave ka sjellë një konsum të lartë të energjisë elektrike, i cili në disa raste ka rezultuar i papërballueshëm për rrjetin elektrik në Prizren. Trafoja që furnizon fshatin Atmaxhë ka dalë jashtë funksionit nga mbrëmë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët.

“Prej mbrëmë në orën 21:00 jemi pa energji. Komuna e Prizrenit nuk ka dhënë asnjë zgjidhje. Na erdhën edhe disa nga familjarët tanë nga diaspora, faleminderit, por pritej të nxeheshin me rrymë, e tani nuk ka fare”, tha Fazli Gashi, banor i Atmaxhës.

Reduktime të mëdha të energjisë përballojnë edhe banorët e shumë lagjeve të qytetit.

“Nuk ka asnjë orar të caktuar. Shkon një fazë, vjen tjetra, pastaj ndalet krejt. Dy ose tre orë nuk kemi rrymë, natën nuk kemi fare. Ka telashe të mëdha; digjet një shtyllë, digjet tjetra dhe askush nuk e merr seriozisht. Problemi është i njëjtë edhe në katër shkolla të qytetit”, theksoi Pelivan Pulaj, përfaqësues i lagjes “Bajram Curri”.

KEDS ka nënvizuar se mbingarkesa e madhe është arsyeja pse trafot nuk kanë fuqi përballuese. Punonjësit e kompanisë vazhdojnë të punojnë në terren për të eliminuar prishjet.

“Gjatë ditës punojmë normalisht, ndërsa në mbrëmje vazhdojmë deri në orën 23:00 vetëm për të evituar prishjet. Arsyet kryesore janë mbingarkesa dhe rritja e konsumit; trafot nuk mund ta përballojnë. Jemi në terren dhe besojmë se defekti do të eliminohet sonte”, tha Vox – Hajriz Fetahu nga KEDS-i.

Ankesa për reduktime të gjata të energjisë elektrike kanë bërë edhe bizneset, si dhe komunat e Suharekës dhe Rahovecit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tjeter sukses ne fushen ajrore kineze testohet per here te pare droni fantazme arrin shpejtesine 925 km ore 694c4425733b5
Lajmi i mëparshëm

Tjetër sukses në fushën ajrore kineze/ Testohet për herë të parë droni ‘fantazmë’, arrin shpejtësinë 925 km/orë

diddy kerkon lirimin e menjehershem nga burgu 694c4a71824a2
Lajmi i radhës

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

Të fundit nga

ShkoLartë