rritet numri i vizitoreve ne kosove 68beb0e7be683

​Rritet numri i vizitorëve në Kosovë

September 8, 2025
1 minut lexim

Në korrik të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 77 mijë e 481, prej tyre 34.40 për qind ishin vendorë kurse 65.6 për qind ishin të jashtëm. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me muajin korrik të vitit 2024 (sa ishin 57 mijë e 447 vizitorë) ka pasur rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 34.9 për qind.

“Numri i net-qëndrimeve ishte 168 mijë e 202, prej tyre 36.2 për qind nga vendorët dhe 63.7 për qind nga të huajt”, thuhet në komunikatën e ASK-së gjatë publikimit të Statistikave të Hotelerisë për muajin korrik 2025.

Sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 9 mijë 208 vizitorë dhe me 25 mijë e 734 net-qëndrime.

Po ashtu ASK bën të ditur se sa u përket vizitorëve të jashtëm, krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2024), ka pasur rritje të tyre për 33.3 për qind. Në total 50 mijë e 825 vizitorë të jashtëm, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

volejboll per femra 23 vite pritje italia shpallet kampione e botes azzuret mposhtin turqine 68beb0e5915db
Lajmi i mëparshëm

Volejboll për femra/ 23 vite pritje, Italia shpallet kampione e Botës, azzuret mposhtin Turqinë

aksident prane portit te jahteve ne orikum makina permbyset ne mes te rruges lendohet shoferi 68beb0ea67cd0
Lajmi i radhës

Aksident pranë Portit të Jahteve në Orikum, makina përmbyset në mes të rrugës, lëndohet shoferi

Të fundit nga

ShkoLartë