rritet numri i turisteve te huaj qe vizitojne kosoven 686efdb56aa3d

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

July 10, 2025
1 minut lexim

Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Kosovën është në rritje të vazhdueshme nga viti në vit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit maj të vitit 2025, në Kosovë kanë hyrë gjithsej 37,300 turistë të huaj, që përfaqëson një rritje prej 19.3% krahasuar me majin e vitit të kaluar, kur numri i vizitorëve ishte 31,268.

Shtetet prej nga vijnë shumica e këtyre vizitorëve janë Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

Në total, gjatë majit 2025 janë regjistruar 61,931 vizitorë në hotelet e vendit, ku 39.7% ishin vendorë, ndërsa 60.2% të huaj.

Kjo përfaqëson një rritje prej 20.1% në krahasim me majin e vitit 2024, kur numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotele ishte 51,568.

Sa i përket net-qëndrimeve, në muajin maj janë regjistruar gjithsej 144,265 net-qëndrime, nga të cilat 50.1% janë realizuar nga vizitorët vendorë, ndërsa 49.8% nga turistët e huaj.

Rajoni me numrin më të madh të vizitorëve vendorë ka qenë Peja, me 8,451 vizitorë dhe 31,137 net-qëndrime, duke dëshmuar kështu rëndësinë në rritje të këtij destinacioni për turizmin e brendshëm në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perforcohen me mbrojtesin nga akademia e barcelones 686efdb20c57a
Lajmi i mëparshëm

Përforcohen me mbrojtësin nga akademia e Barcelonës

ainhoa perez gazetarja spanjolle shkelqen ne boterorin e klubeve 686f06d5e6041
Lajmi i radhës

Ainhoa Perez, gazetarja spanjolle shkëlqen në Botërorin e Klubeve

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë