rritet numri i personave qe kerkojne lemoshe ne rruget e shkupit 69541c2f67ad5

Rritet numri i personave që kërkojnë lëmoshë në rrugët e Shkupit

December 30, 2025
min lexim

Shkup, 30 dhjetor – Në prag të festave të fundvitit, rrugët e sheshit të Shkupit janë mbushur me lypsarë të shumtë. Në zonat më të frekuentuara të qytetit, pranë qendrave tregtare, semaforëve dhe shesheve kryesore, çdo ditë shihen më shumë persona e që kërkojnë lëmoshë nga kalimtarët.

Në të shumtën e rasteve ka edhe shumë fëmijë që në temperatura të ulëta keqpërdoren dhe detyrohen që të qëndrojnë me orë të tëra në një vend për të kërkuar lëmoshe, disa tjerë gjatë festave të fundvitit janë shndërruar edhe në artist të rrugës që të grumbullojnë para nga kalimtarët.

“Në këtë kohë gjithmonë është njëjtë, nuk e di se çfarë po ndodhë por çdo vit është njëjtë dhe mendoj se janë grupe të organizuara që i sjellin fëmijët këtu. Më vjen keq dhe duhet të ndërmerret diçka me këtë situatë kritike dhe flas për fëmijët”, tha një qytetar.

“Kjo dukuri nuk është normale, shoqëria duhet të ndërmerret me këtë dukuri. Është pamje e tmerrshme sidomos për të huajt që tani janë me numër të shtuar, mendoj se duhet të ndërmerret diçka më serioze”, u shpreh një tjetër qytetar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se për shkak të shtimit të numrit të lypsarëve, sidomos gjatë festave, janë shtuar edhe kontrollet nga ana e tyre ndërsa deri tani janë ndërmarrë edhe disa aksione kundër keqpërdorimit të fëmijëve dhe detyrimin që të kërkojnë lëmoshë.

“Në bashkëpunim me Entin Publik, Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale, MPB ndërmerr masa dhe aktivitete ndaj personave që lypin. Nga ana e MPB-së, ndaj prindërve të fëmijëve që lypin parashtrohen kallëzime penale sipas nenit 201 të Kodit Penal pranë Prokurorisë Publike Themelore Shkup, për procedurë të mëtejme”, thonë nga MPB-ja.

Shtimi i numrit të lypsarëve lidhet me faktorë të shumtë, përfshirë varfërinë, papunësinë, dhe mungesën e mbështetjes sociale për kategoritë më të rrezikuara. Veçanërisht shqetësuese është prania e fëmijëve dhe të moshuarve në rrugë, të cilët shpesh shfrytëzohen ose detyrohen të lypin për të mbijetuar.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mel gibson dhe rosalind ross ndahen pas 9 vitesh lidhjeje 69541751a1dab
Lajmi i mëparshëm

Mel Gibson dhe Rosalind Ross ndahen pas 9 vitesh lidhjeje

bekim sali edhe zyrtarisht emerohet zevendeskryeminister i pare i maqedonise se veriut 69541cb6e340c
Lajmi i radhës

Bekim Sali, edhe zyrtarisht emërohet Zëvendëskryeministër i Parë i Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

Sulmuesit e Bondi Beach vepruan të vetëm

Komisionerja e Policisë Federale Australiane, Krissy Barrett, tha të martën se babai dhe i biri, të akuzuar për të shtënat masive më herët këtë muaj në Bondi Beach të Sydney-t, vepronin të
ShkoLartë