rritet numri i lindjeve per gjashte muaj linden mbi 13 mije femije 68a2e0909e08c

Rritet numri i lindjeve, për gjashtë muaj lindën mbi 13 mijë fëmijë

August 18, 2025
1 minut lexim

Nga janari deri në qershor në Kosovë kanë lindur 13 mijë e 250 fëmijë. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

E me numër vazhojnë të prijnë meshkuj. Vetëm për gjashtë muaj në Kosovë linden 6 mijë 933 meshkuj dhe  6 mijë e  317 femra.

Ndërkaq vetëm në muajin qershor  të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e  544 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 338 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë 206 lindje janë femra.

Në muajin qershor 2025 ka një rritje të numrit të lindjeve rreth 8% krahasuar me muajin maj 2025.

“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin qershor janë regjistruar 2 544 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1 338 dhe femra 1 206. Krahasuar me muajin maj 2025 kemi ngritje të numrit të lindjeve për (8 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kantieri ne spitalin e lezhes rama shume shpejt kushte bashkekohore sherbimi 68a2de7e3b0cc
Lajmi i mëparshëm

Kantieri në Spitalin e Lezhës/ Rama: Shumë shpejt kushte bashkëkohore shërbimi

adri per dy gra iliriana ia ktheu pergjigjen ndjekesit duke i reaguar me humor 68a2e1b4565b2
Lajmi i radhës

“Adri për dy gra”, Iliriana ia ktheu përgjigjen ndjekësit duke i reaguar me humor

Të fundit nga

ShkoLartë