rritet me 54 per qind numri i femijeve qe kryejne kundervajtje ne vitin 2025 6ae105cf97557

Rritet me 54 për qind numri i fëmijëve që kryejnë kundërvajtje në vitin 2025

October 27, 2026
1 minut lexim
att. S9PbWIAcn 7Tu 5o0 Izfpfgpn46yu6OcLnSigg95E

Numri i fëmijëve që kanë kryer kundërvajtje gjatë vitit 2025 është rritur për 54 për qind, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar te fëmijët viktima, me 118 për qind. Këto janë të dhënat e raportit më të ri të Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve dhe Drejtësinë për Fëmijët.
Sanksione janë shqiptuar ndaj 1.132 fëmijëve. Ndërkohë, katër fëmijë kanë përfunduar në burg, ndërsa është rritur edhe numri i kërkesave për dëmshpërblim.
Raporti evidenton gjithashtu rritje të numrit të vajzave që kryejnë akte dhune.
Nga Këshilli Shtetëror bëjnë të ditur se është shtuar edhe numri i fëmijëve të vendosur në institucionet edukativo-korrektuese. Sipas deklaratës, disa prej tyre janë vendosur aty për vepra të rënda, përfshirë sulme seksuale ndaj fëmijëve, grabitje dhe, në një rast, tentativë për vrasje.
Si një nga problemet kryesore vazhdon të theksohet mungesa e parandalimit. Pavarësisht detyrimit ligjor, shumë komuna nuk kanë këshilla për parandalimin e delikuencës së të miturve, gjë që e vështirëson trajtimin e këtij fenomeni.
Këshilli thekson gjithashtu problemin e mosfunksionimit të familjeve, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për familjet me një prind, por për mungesën e kujdesit dhe përkujdesjes së duhur brenda familjes.
Sipas këtij institucioni, nevojitet koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve dhe riintegrim më efikas i fëmijëve në shoqëri. Megjithatë, Këshilli kundërshton uljen e moshës së përgjegjësisë penale për fëmijët nën moshën 14-vjeçare.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

telefonata me putin perplas vendet nordike frederiksen kritikon finlanden dhe norvegjine 6ae105778e2d6
Lajmi i mëparshëm

Telefonata me Putin përplas vendet nordike, Frederiksen kritikon Finlandën dhe Norvegjinë

elizabeth hurley dhe billy ray cyrus bejne hapin e madh cifti pritet te bashkejetoje ne los angeles 6ae105d1ec25e
Lajmi i radhës

Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus bëjnë hapin e madh, çifti pritet të bashkëjetojë në Los Angeles

Të fundit nga

ShkoLartë