rritet kredia per shtepi arrin ne 64 4 miliarde leke dominon monedha vendese 69863e94c9cc5

Rritet kredia për shtëpi, arrin në 64.4 miliardë lekë, dominon monedha vendëse

February 6, 2026
1 minut lexim

Interesi i familjeve shqiptare për të blerë shtëpi ka arritur një tjetër rekord në vitin 2025. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për banesa arriti në 64.4 miliardë lekë, niveli më i lartë historik.

Krahasuar me një vit më parë, kredia për shtëpi u rrit me 17.3%, duke treguar se kërkesa për blerje banesash vijon të mbetet shumë e fortë.

Çmimet në rritje, si dhe masat kufizuese nga ana e Bankës së Shqipërisë, nuk duket se kanë penguar shumë qytetarët në vendimin e tyre për të blerë një shtëpi me kredi. Kredi për individët, duke përfshirë edhe segmentin më të madh të saj, kredinë për shtëpi, po jep kontributin kryesor në rritjen e kredisë për ekonominë gjatë këtij viti.

Në dy vitet e fundit, kredia për shtëpi dominohet nga monedha vendase. Në vitin 2025, kredia e re në lekë arriti në 48.5 miliardë lekë, në rritje me 18.6%, duke përbërë mbi 75% të totalit. Ndërkohë, edhe kredia në euro iu rikthye rritjes, duke arritur rreth 16 miliardë lekë, ose 14.3% më shumë se një vit më parë.

Rritja e shpejtë e kredisë për pasuritë e paluajtshme tërhoqi edhe vëmendjen ndërkombëtare. Vetë FMN sugjeroi marrjen e masave, ndërsa Banka e Shqipërisë u përgjigj në muajin korrik me vendosjen e tavaneve ndaj vlerës: 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë në monedhën lek, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë. Këto masa FMN i vlerësoi të duhura dhe sugjeroi vijim të përhershëm të tyre.

Banka e Shqipërisë ka vendosur kufizime të reja për kreditë për shtëpi, përmes raportit të kredisë ndaj vlerës dhe raportit të këstit ndaj të ardhurave. Megjithatë, këto masa nuk kanë arritur të frenojnë rritjen e kredisë. Familjet shqiptare vijojnë të shohin blerjen e një prone si një investim të mirë për të ardhmen, duke mbajtur të lartë interesin për kredi për shtëpi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania paralajmeron per rritje te spiunazhit iranian qe synon ushtrine 69863dcd87e41
Lajmi i mëparshëm

Gjermania paralajmëron për rritje të spiunazhit iranian që synon ushtrinë

eksperti i sigurise serbia po pergatit skenar destabilizimi siguria e kosoves ne rrezik real 69863eaf9d851
Lajmi i radhës

Eksperti i sigurisë: Serbia po përgatit skenar destabilizimi, siguria e Kosovës në rrezik real

Të fundit nga

Guardiola e mbron qëndrimin e tij

Pep Guardiola mbrojti qëndrimin e tij për të folur rreth konflikteve globale duke pyetur: “Pse të mos shpreh atë që ndjej, vetëm sepse jam trajner?” Të martën, trajneri i Manchester City tha
ShkoLartë