rritet dukshem numri i operacioneve ne vena ne kliniken e kirurgjise 687a56766c1f0

​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

July 18, 2025
1 minut lexim

Është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë, raporton KosovaPress.

Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami pas 30 viteve vlen ua kthen shtetin te gjithe qytetareve 687a52b6b866f
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Pas 30 viteve, VLEN ua kthen shtetin të gjithë qytetarëve

loredana dhe karim adeyemi shijojne dashurine ne paris 687a57a2a7c3b
Lajmi i radhës

Loredana dhe Karim Adeyemi shijojnë dashurinë në Paris

Të fundit nga

ShkoLartë