rritet cmimi i naftes ne maqedonine e veriut 69a1aba61cb99

Rritet çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

February 27, 2026
1 minut lexim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Nga KRRE thonë se duke pasur parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas metodologjisë, si dhe dispozitën e definuar në nenin 8 paragrafi (3) i Rregullores së Formimit të Çmimeve më të Larta të Shitjes me Pakicë të Derivateve të Ndryshme të Naftësdhe të Lëndëve Djegëse të Transportit, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës në përputhje me metodologjinë e formimit të çmimeve rriten mesatarisht 1,17%.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse për transport të datës 23.2.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 71,00 den/lit, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1), është 70,00 den/lit.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Mazutit M1 SU nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 23.2.2026, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 73,50 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 75,50 den/lit, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU është 34,520 denarë/kg.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

studimi te rinjte ne europe perballen me sfida me te medha te shendetit mendor 69a1a58335d5d
Lajmi i mëparshëm

Studimi/ Të rinjtë në Europë përballen me sfida më të mëdha të shëndetit mendor

u keshillova me njerez alba pollozhani tregon hapat qe ka marre per mbulesen 69a1adb545651
Lajmi i radhës

“U këshillova me njerëz…” – Alba Pollozhani tregon hapat që ka marrë për mbulesën

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë