rritet bilanci tragjik nga zjarri ne hong kong shkon ne 128 numri i viktimave 69295466e6246

Rritet bilanci tragjik nga zjarri në Hong Kong, shkon në 128 numri i viktimave

November 28, 2025
1 minut lexim

Numri i viktimave nga zjarri më i madh në dekada në Hong Kong ka arritur në 128, teksa autoritetet njoftuan për përfundimin e operacioneve për fikjen e zjarrit.

Sipas BBC, familjarët e dhjetëra personave që po konsiderohen të zhdukur pas zjarrit po kërkojnë të afërmit e tyre nëpër spitalet e qytetit.

Flakët u përhapën me shpejtësi në kompleksin e banesave Wang Fuk Court në distriktin Tai Po të mërkurën pasdite, duke u shpërndarë nëpër tetë ndërtesat e larta.

Pas më shumë se 40 orësh djegieje, zjarri u “shua kryesisht” në orën 10:18 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 28 nëntor, njoftuan zjarrfikësit të cilët thanë se kanë përfunduar operacionet.

Autoritetet në Hong Kong po hetojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin, përfshirë edhe ekzaminimin e skelave prej bambuje dhe rrjetës plastike që mbështillte kompleksin, si pjesë e një rinovimi të madh.

Shumë persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, megjithëse numri i saktë i të zhdukurve nuk dihet pasi të dhënat nuk janë përditësuar që nga mëngjesi i së enjtes.

Ky ishte zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong që nga viti 1948, kur një shpërthim, që u pasua nga një zjarr, vrau të paktën 135 persona.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia 113 vite e pavarur kryeministri rama uron te gjithe shqiptaret gezuar diten e pavaresise 6929524436b02
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria, 113 vite e pavarur/ Kryeministri Rama uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

dy shtete nje komb dy flamuj nje zemer osmani dhe kurti urojne pavaresine 6929577245199
Lajmi i radhës

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë